Selimi niset për në Hagë, do të intervistohet nga Gjykata Speciale

18 shkurt 2020 | 11:03

Mjeku Fitim Selimi ka udhëtuar drejt Hagës, ku pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Ai ishte ftuar nga kjo gjykatë në nëntorin e vitit të shkuar në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë e tij në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Selimi lajmin për nisje drejt Hagës e ka bërë të me dije në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Për të gjithë shqiptarët suksesi është arritur më 1999 me triumfin e UÇK-së. Ecim më tutje! Ju dua shumë”, ka shkruar Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar  se ka përfunduar afati…