Selimi: Pas FSK-së, Shërbimi Korrektues më i besueshmi

23 dhjetor 2020 | 12:06

Në bazë të një ankete të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, del se besueshmëria në parandalimin e korrupsionit e qytetarëve në institucionet korrektuese është e lartë dhe renditet e dyta pas Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se ky rezultat është falë angazhimit të Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaqi dhe ekipit të tij.

“Ky rezultat është falë angazhimit të Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaqi dhe ekipit të tij të cilët po vazhdojnë të bëjnë punë të palodhshme edhe në luftën kundër pandemisë Covid-19. Shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten përkushtimi ynë i përhershëm”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Marku dhe Rylan Charlton do të ballafaqohen mes vete…