Selimi: Qeveria e re është ilegale
03 qershor 2020
| 12:30
Kryetari i Grupit Parlamentar të LV-së, Rexhep Selimi, ka kundërshtuar përpjekjen e LDK-së dhe partive të tjera për formimin e qeverisë së re.
Para deputetëve të Kuvendit, ai ka thënë se disa parti janë bërë bashkë për ta grabitur vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur më 6 tetor të vitit të kaluar.
Ai ka thënë se kjo qeveri është ilegale dhe ilegjitime, duke shtuar se për herë të parë po tentohet të bëhet një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve.
Sipas Selimit, koalicioni i ri i ka qëllimet e cekta dhe të rrezikshme.
Ai i ka ftuar deputetët e këtyre partive që të reflektojnë dhe të mos e votojnë Qeverinë Hoti.
Selimi ka deklaruar se e vetmja alternativë e drejtë janë zgjedhjet e parakohshme.
(M.K / Epoka e re)



