Selin martohet me Gimbon. Rogerti: Fallco!

05 mars 2026 | 22:19

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, dasma e shumëpritur midis Gimbo dhe Selin u kurorëzua brenda lojës, ndërsa çifti tha “PO” për njëri-tjetrin, duke marrë gjithë vëmendjen e banorëve.

Megjithatë, tensioni nuk mungoi për shkak të sabotimeve të vazhdueshme nga Rogerti dhe Juela. Rogerti iu afrua altarit me një letër dhe, duke lexuar me britma, i bëri thirrje Gimbos që të mos i besonte Selinës, duke krijuar një moment të tensionuar gjatë ceremonisë.

Pavarësisht ndërhyrjeve dhe kërcënimeve, Gimbo dhe Selin vazhduan të fokusoheshin te njëri-tjetri dhe ta përjetonin ceremoninë në mënyrën e tyre, duke mbajtur gjithë vëmendjen mbi marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Por edhe kur atentatet realizohen, pasojat afatgjata mbeten të paqarta…