
Sellma ia bën grimin “Sulltaneshës Hyrrem”
22 tetor 2025
| 10:55
Grimerja e njohur sqhiptare, Sellma Kasumoviq, ka qëndruar prapa shumë grimeve të figurave të rëndësishme të shoubizit dhe jo vetëm.
Përtej kufijve, Sellma ka qenë pjesë e ekipeve glamuroze të shumë pamjeve të artistëve, aktorëve e kështu me radhë.
Së fundmi, ajo i ka bërë grimin aktores së famshme turke, Meryem Uzerli, e njohur për rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në një prej serialeve më të shikuara turke.
Sellma i kishte bërë grimin Meryemit edhe në një event të një viti më parë.
Portretin e përbashkët me “Hyrremin” e postoi vetë grimerja, pasi përfundoi punën.