Selmanaj, Jashari dhe Ramosaj shpërndajnë dhurata për fëmijët e Deçanit dhe Skenderajt

21 dhjetor 2018 | 16:26

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Shpëtim Selmanaj, së bashku me kryetarin e komunës së Skenderajt dhe atë të Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e disa shkollave në këto dy komuna.

Selmanaj ka bërë me dije se këto dhurata janë blerë me kontributin e punëtorëve të kësaj agjencie.

“Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari dhe me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, shpërndamë dhurata për fëmijë të blera me kontributin e punëtorëve të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Shpërndarja e dhuratave është bërë për fëmijët e Shkollës në Aqarevë të Komunës së Skenderajt si dhe fëmijët e Shkollës në Gllogjan të komunës së Deçanit. Falënderoj kryetarët e komunave përkatëse, Bekim Jashari dhe Bashkim Ramosaj, për bashkëpunimin e tyre, e veçanërisht falënderoj drejtorin z. Bahri Nuredini dhe punëtorët e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, të cilët kontribuuan me mjetet e tyre financiare që festat e fundvitit të jenë më të hareshme për fëmijët e këtyre dy fshatrave”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në…