Selmanaj: Kryeministri Hoti e merr bukën nga shtëpia dhe hanë në zyrë

29 shtator 2020 | 23:52

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i ftuar në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në RTK ka thënë se ai si zyrtar i lartë i shtetit ka edhe shofer, edhe sigurim, por që sonte ka ardhur vet në emision.

“Erdh vet, sepse edhe shoferët, sigurimi… kanë nevojë për pushim dhe kanë familje. Nuk e kam në qef të rrethohem nga shumë njerëz, edhe pse me thonë se duhet të kem kujdes, edhe pse nuk i dëgjoj shumë ata të mbrojtjes së afërt. Nuk i kam borxh askujt, në politike kam hyrë me qëllime fisnike dhe të dal nga politika pa u koritë”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, është guxim për ata që sot vendosin më hy në politikë, sepse është terren i ashpër dhe i zorshëm.

“Kjo skenë mund të ndryshojë me angazhim të njerëzve të mirë në politikë. E kemi zor të ndryshojmë këtë mentalitet”, ka theksuar ai.

Më pas, numri tre i qeverisë e ka zbuluar një fakt të padëgjuar deri më tash. “Në e kemi një kryeministër që bukën e merr me vete në çantë dhe hanë në zyre”, ka thënë Selmanaj, ndërkaq me insistimin e Fatmir Spahiut se çfarë ushqimi hanë shefi i qeverisë kur e merr nga shtëpia, ai ka përmendur sendviçët.

“Nuk hanë nëpër restorante, bile nganjëherë në zyre me lutë edhe mua”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare Enca ka ndarë në story disa nga momentet…