Selmanaj: Me Kurtin Zajednica kalon, njohja reciproke nuk kalon

27 shkurt 2023 | 21:31

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas dakordimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq mbi propozimin evropian, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Ai ka vlerësuar se Kurti po kthehet nga Brukseli plot hipokrizi, mashtrim e tradhti.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Me Albin Kurtin Kryeministër:

Zajednica – KALON
Statusi special i kishave – KALON
Njohja Reciproke – NUK KALON
Zbardhja e fatit të të pagjeturve – NUK KALON
Kërkim falja – NUK KALON
Dëmshpërblimi – NUK KALON

Ja ku e solli Kosovën ky njeri!.
Plotë hipokrizi, mashtrim e tradhti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në…