Selmanaji LDK-së: Kurti involvohet në secilin skandal, korrupsioni dhe qeveria janë këmbëkryq bashkë

02 maj 2024 | 14:28

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku është duke u diskutuar raporti i Departamentit Amerikan i Shtetit (DASh), raport i cili ka adresuar vërejtje serioze për Qeverinë e Kosovës sa i përket korrupsionit, sundimit të ligjit dhe çështjeve të tjera.

Selmanaj ka thënë se qeveria Kurti dhe korrupsioni janë ulur këmbëkryq bashkë.

“Kjo qeveri dhe korrupsioni janë këmbëkryq bashkë”, ka thënë ai.

Më tutje, Selmanaj ka thënë se si parti e kanë pritur një raport të tillë të DASh-it sepse aferat e qeverisë Kurti kanë qenë megaskandale.

“Për ne si LDK ka qenë e pritur sepse aferat e kësaj qeverie janë të nivelit shumë të lartë. Secili rast megaskandal në vete”, ka thënë.

Selmanaj ka thënë se në secilin skandal është i involvuar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Çfarë e bën më shqetësues është se për të gjitha këto çështje, kryeministri Kurti involvohet. Dy raste ku kanë sinjalizues të qartë, në rastin e rezervave shtetërore dhe rastin e ambalazhuesve të ujit, dy njerëz që kanë tregu integritet moral dhe patriotik për të mbrojtur këtë vend i keni suspenduar nga puna”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë…