Selver Xhelili, kandidati me numër 83 i PDK-së që po fiton mbështetje të jashtëzakonshme në mbarë Kosovën
Kandidati me numër 83 i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Selver Xhelili, po shënon një rritje të jashtëzakonshme të mbështetjes jo vetëm në Anamoravë, por edhe në të gjitha rajonet e Kosovës. Ai po pritet ngrohtësisht nga strukturat e partisë dhe nga qytetarët, si një njeri i dëshmuar i biznesit dhe një përfaqësues i denjë për zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.
Xhelili vlerësohet për përvojën e tij profesionale, vizionin e qartë dhe vendosmërinë për të kontribuar në ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe më të zhvilluar. Sipas mbështetësve të tij, Kosova ka nevojë për përfaqësues me integritet, përvojë dhe aftësi vendimmarrëse – cilësi që Selver Xhelili i mishëron plotësisht.
“Kosova ka nevojë për përvojë dhe vendimmarrje të fortë. Ecim bashkë me Bedri Hamzën Kryeministër,” ka shkruar Xhelili, duke theksuar mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin e PDK-së për kryeministër.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, PDK garon me numrin 130, Bedri Hamza me numrin 1 për Kryeministër, ndërsa Selver Xhelili me numrin 83, si një nga kandidatët që po zgjon interesim dhe besim të madh te qytetarët.



