Selver Xhelili nga Anamorava, kandidat i PDK-së për deputet
05 dhjetor 2025
| 13:12
Afaristi i njohur dhe njëherësh veprimtari i njohur i qështjes kombëtare, Selver Xhelili, është propozuar si kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës për rajonin e Anamoravës. Xhelili njihet për përvojën e tij në menaxhim, angazhimin politik dhe rrjetin e gjerë të kontakteve në komunitetin shqiptaro–amerikan. Përkrahësit e tij vlerësojnë se këto përvoja e bëjnë atë një kandidat të kompletuar për të përfaqësuar Anamoravën dhe për të kontribuar në forcimin e institucioneve të vendit.
Sipas mbështetësve, Selver Xhelili përbën një vlerë të shtuar, fillimisht për komunitetin lokal e më pas për Kosovën në tërësi. Ai synon të marrë besimin e qytetarëve dhe të përfaqësojë interesat e tyre me përgjegjësi në Kuvendin e Kosovës.



