Selvije Makolli-Limani me numër 44, kandidate e PDK-së për asamble në Prishtinë

02 tetor 2025 | 11:37

Selvije Makolli-Limani, profesoreshë e matematikës me mbi 29 vite përvojë në arsim dhe ligjëruese në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, është kandidate e PDK-së për asamblenë komunale në Prishtinë me numër 44.

Përveç angazhimit profesional, ajo mban mësim vullnetar për fëmijët e repartit të onkologjisë në Spitalin “Fatime Shehu” dhe vepron si eksperte në Kryqin e Kuq të Kosovës.

Në vitin 2025 është nderuar me çmimin “Profesoresha më e mirë në Prishtinë”.

Selvije Makolli-Limani është banore e lagjes Emshir, dhe i është bashkuar ekipit të Uranit për të kontribuar në zhvillimin e Komunës së Prishtinës, me fokus në arsim, të rinjtë, shëndetësinë dhe politikat sociale.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Adrian Bajrami është ftuar për herë të parë nga…