Semi i përgjigjet shumë prerë pyetjes ‘a do të lidheshe me ish-in e shoqes’

17 tetor 12:37

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip” u ngrit pyetja: “A do të lidheshit me ish-in e shoqes/shokut të ngushtë?” 

Mes gjithë përgjigjeve që u dhanë, ajo e Semit ishte më e forta dhe më e prera, krahasuar me çfarë thanë banorët e tjerë.

“Absolutisht jo! Për mua është jo! Kurrë! Le t’jetë personi i fundit që ka mbetur unë nuk lidhem me një njeri që i di rrënjë e dhëmballë, kur ka qenë i lidhur me shoqen time të ngushtë. Për mua është jo dhe pikë!”- u shpreh Semi.

Jo-të” e prera të Semit kundërshtoheshin hera-herës nga ndërhyrjet e banorëve të tjerë të cilët i kërkonin të mos “nxitohej” pasi nuk i dihen kurrë situatat e jetës.

“Eshtë jo! Njeriu vërtetë mund të dalë pak nga karakteri apo vlerat e tij, por deri në atë pikë, jo! Unë s’e bëj kurrë kur vjen puna tek shoqet e ngushta. Shoqet e ngushta i kam shoqet e ngushta, i kam si motra. Eshtë njësoj si të marr burrin e motrës. Unë s’e bëj dot.”-vazhdon ajo.

Jo pa arsye, e gjithë vëmendja u fokusua tek Semi, duke qenë se brenda shtëpisë së Big Brother-it raporti i saj me Donaldin është komentuar në mënyra të ndryshme për shkak të Bora Zemanit (shoqja e ngushtë e Semit dhe ish-e dashura e Donaldit).

Kjo ishte deklarata e parë e fortë  në lidhje me një temë të tillë ndonëse nuk ishte pyetje dedikuar raportit Semi-Donald, u duk sikur këngëtarja i dha njëherë e mirë dyshimeve dhe aludimeve të atyre që mendojnë se mund të lindë diçka mes saj dhe ish-të dashurit të shoqes së ngushtë, Donaldit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Prishtinës po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për…