
Senati i jep besimin sekretarit të ri amerikan
Senati amerikan votoi të martën për të konfirmuar Antony Blinken si sekretarin e ri të shtetit të SHBA.
Blinken, bashkëpunëtor i vjetër i Biden, u miratua me një votim prej 78-22. Kjo do të thotë që më vonë sot ai do të betohet dhe do të marrë detyrat e tij të reja, raporton CNN,
Javën e kaluar, Blinken u zotua të ri-angazhohej me Kongresin në çështjet kryesore të politikës së jashtme.
Me konfirmimin e Blinken, Presidenti Joe Biden tani ka një numër anëtarësh kryesorë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare.
Përveç Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, i cili nuk kërkon konfirmimin e Senatit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines u konfirmua në Ditën e Përurimit dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u konfirmua të premten e kaluar.