Senati i ShBA-së miraton pako 95-miliardëshe me ndihma për Ukrainën dhe Izraelin

13 shkurt 2024 | 13:22

Senati i Shteteve të Bashkuara (ShBA) të martën në mëngjes ka miratuar  95.3 miliardë dollarë të pakos për ndihma të jashtme, ku përfshihet asistenca për Ukrainën dhe Izraelin.

Tash “topi” bie në fushën në Dhomës së Përfaqësuesve, ku kryetari i saj, Mike Johnson, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, e ka kritikuar legjislacionin, raporton televizioni “CNN”.

Përpos ndihmave për Ukrainën e asistencës së sigurisë për Izraelin, në këtë pako përfshihet edhe asistenca humanitare për civilët në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Ukrainë.

Është e paqartë nëse kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve do të organizojë votim të kësaj pakoje dhe shumë republikanë në këtë institucion janë kundër ndihmave të reja për Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka drejtuar akuza të rënda…