Senati miraton kuota të studimeve në UP për arbëreshët e Italisë, arbneshët në Zarë, shqiptarët e Turqisë dhe mërgatën me origjinë nga Kosova
Senatorët në mbledhjen e zhvilluar më 20 shkurt 2026, miratuan njëzëri kuotat e studimeve në Universitetin e Prishtinës për për arbëreshët e Italisë, arbneshët në Zarë, dhe shqiptarët e Turqisë dhe mërgatën me origjinë nga Kosova. Këto kuatoa do të i propozohen Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për miratim, krahas atyre egzistuese për komunitetet pakicë në Kosovë dhe atyre nga vendet fqinje të Kosovës.
Në mbledhjen e Senatit gjithashtu u miratua asociimi edhe me UP-në i profesoreshës në Universitetin Monash të Australisë, prof. Zanfina Ademi, në kuadër të angazhimeve të përditshme për kthimin dhe qarkullimin e trurit, sipas Rregullores për transferim, programin „Brain Gain” dhe rastet e nevojës së jashtëzakonshme të rekrutimit të personelit akademik, të miratuar më 30 prill 2025 nga Senati i UP-së.
Deri tash me këtë rregullore janë lidhur me orar të pjesshëm me UP-në edhe profesori i Dublin City University, Gëzim Visoka, mjeku dhe profesori i Ohio State University, Dukagjin Blakaj, farmacisti dhe profesori i King’s College London, Driton Vllasaliu dhe profesori i Universitetit Virginia Tech, Besnik Pula.
Pas pranimit të Vendimit gjegjës nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të datës 23 janar 2026, Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi me shumicë votash vendimin e Këshillit të Etikës të datës 14 korrik 2025, me të cilin ish-rektorit dhe profesorit Enver Hasani i shqiptohen masa disiplinore për shkelje të rënda etike.
Nga Senati u miratua edhe Rregullorja për punën e Komisionit për Çështje Statutare të UP-së, derisa senatorët u informuan për profesorët ndërkombëtarë që do të jenë pjesë e programit master në gjuhën angleze të Fakultetit Juridik Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”. Anëtarët e Senatit u njoftuan edhe për kërkesat në lidhje me themelimin e njësive të reja akademike.
Senati aprovoi pozitat dhe emrat e ekspertëve që punojnë në institucione publike për të mbuluar orët në programet e klinikave ligjore në Fakultetin Juridik. Gjithashtu u miratuan edhe disa raporte të Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa.



