Senatori amerikan: Sapo fola me Rubion, Maduro do të gjykohet në SHBA, sulmi u krye për të mundësuar kapjen e tij

03 janar 2026 | 11:53

Senatori amerikan, Mike Lee, ka njoftuar për një telefonatë që ka pasur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Siç ka shkruar senatori amerikan, Nicolas Maduro do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai gjithashtu ka treguar se sulmi kinetik i realizuar sot ka pasur për qëllim që të mbrojë ata që do të realizonin urdhërarrestin ndaj Maduros.

“Sapo fola me Sekretarin Rubio. Ai më informoi se Nicolás Maduro është arrestuar nga personeli amerikan për t’u gjykuar për akuza penale në Shtetet e Bashkuara, dhe se veprimi kinetik që pamë sonte u ndërmor për të mbrojtur dhe siguruar ata që ekzekutojnë urdhrin e arrestit”, ka shkruar Lee.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump ka marrë një përgjigje “të shpejtë, vendimtare dhe…