
Senatori Sanders: Amerika nuk duhet të përfshihet në luftën e Netanyahut kundër Iranit
Senatori Bernie Sanders është deklaruar kundër përfshirjes së ShBA-së në veprime ushtarake kundër Iranit, duke përmendur mbështetjen e kaluar të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për luftën në Irak si një shembull paralajmërues.
Sanders ka përmendur dëshminë e Netanyahut në Kongres në vitin 2002, ku ai i kishte kërkuar ShBA-së ta pushtonte Irakun, duke pretenduar se udhëheqësi i ndjerë irakian, Saddam Hussein po zhvillonte armë bërthamore.
“Nëse e rrëzoni regjimin e Sadamit, ju garantoj se kjo do të ketë jehonë të madhe pozitive”, ka thënë Netanyahu para se ShBA-ja ta pushtonin Irakun në vitin 2003.
Netanyahu “gaboi”, ka thënë Sanders në një deklaratë.
“Lufta në Irak rezultoi në 4 492 vdekje të ushtarëve amerikanë, mbi 32 000 të plagosur dhe një kosto prej afërsisht tre trilionë dollarësh. Qindra mijëra irakianë vdiqën gjithashtu si rezultat i asaj lufte tragjike. Netanyahu gaboi në lidhje me luftën në Irak. Ai gabon tani. Nuk duhet të përfshihemi në luftën e Netanyahut kundër Iranit”, ka thënë Sanders.