Senegali fiton Kupën e Afrikës pas finales dramatike ndaj Marokut
Senegali e ka fituar Kupën e Afrikës, duke triumfuar 1:0 ndaj Marokut në finalen e madhe pas vazhdimeve.
Koha e rregullt u mbyll pa gola, por minutat e fundit të 90 minutave ishin tejet dramatike.
Gjyqtari akordoi penallti për Marokun në minutat shtesë pas rishikimit me VAR, një vendim që shkaktoi reagime të ashpra te Senegali, me lojtarët që për disa minuta u larguan nga fusha e lojës.
Pas rikthimit, përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e mori Brahim Díaz, por tentativa e tij në stilin “Panenka” u ndal lehtë nga portieri Edouard Mendy.
Në vazhdime, Senegali, që ishte shumë pranë humbjes, arriti të shënojë golin vendimtar në minutën e 94-t përmes Geyé, duke siguruar kështu titullin e kampionit të Afrikës dhe duke shpërthyer në festë të madhe.



