Serbët e djegin flamurin e Kosovës një natë para Kongresit të UEFA-s në Beograd (video)

03 prill 2025 | 14:07

Një natë para mbajtjes së Kongresit të UEFA-s në Beograd, ka ndodhur një ngjarje skandaloze.
Disa persona e kanë djegur flamurin e Kosovës në kryeqytetin serb.
Fotografitë u publikuan nga mediat serbe, të cilat e lidhën këtë ngjarje me një video ku shihej kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pranë flamurit të Kosovës në vendin ku pritej të mbahej Kongresi i UEFA-s në Beograd.
Videoja e publikuar:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungaria njoftoi se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP),…