Serbët s’ndalojnë provokimet, vendosin sërish mbishkrime “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”

23 shtator 2021 | 10:52

Derisa tash e katër ditë në veri të vendit situata është e njëjtë dhe serbët vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që qojnë në Jarinje dhe Bërnjak, tjetër gjë është bërë në Novobërdë.

Mbishkrime “Mirësevini në Bashkimin e Komunave Serbe” janë vendosur në rrugët kryesore të Novobërdës, si shenjë proteste për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë lidhur me targat e automjeteve që hyjnë në Kosovë nga shteti serb.

I njëjti mbishkrim është varur edhe në fshatin Koretishtë, ku jetojnë rreth 1 mijë serbë, transmeton lajmi.net.

Një mesazh i ngjashëm ishte vendosur më herët edhe në fshatin Ranillug, në Graçanicë e në pjesën veriore të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryetare të Komunës së Deçanit nga radhët e…