Serbët të hënën do t’ua bllokojnë kosovarëve hyrjen për në Serbi
                04 shkurt 2024
                |  23:50
            
        Serbët e Kosovës, që sipas tyre janë refugjatë në Serbi, nesër me 5 shkurt 2024, do të bllokojnë rrugët nga kalimi kufitar në Merdare e në brendi të Serbisë, duke mos lejuar asnjë automjet nga Kosova të depërtoi në drejtim të Serbisë, shkruan Kosova.info.
Siç merr vesh Kosova.info, ata këtë bllokadë do ta ndërmarrin çdo të hëne nga ora 12 deri 15, për shkak të siç thonë “torturave dha arrestimeve që po i bëhet popullit serbë në Kosovë”.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        