Serbia arreston dy shqiptarët të Kosovës në pikëkalimin kufitar të Horgoshit me pretendime “për krime lufte” në Rahovec

14 gusht 2025 | 12:52

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas të Kosovës në pikëkalimin kufitar të Horgoshit mes Serbisë dhe Hungarisë.

Në njoftim për dy të arrestuarit shkruhet se “dyshohen” që më 9 gusht 1999 në Rahovec ata ishin “bashkëkryers me disa anëtar të UÇK-së” të krimeve ndaj popullatës civile serbe.

Siç e citoi “B92” të arrestuarit janë dërguar për 48 orë në mbajtje dhe me urdhër të Prokurorisë Serbe për Krime Lufte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushimet verore të Formula 1 tradicionalisht janë koha për të…