
Serbia arreston një kosovar në Merdare
09 shtator 2025
| 11:26
Në pikën kufitare në Merdare, autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, H. H. (i lindur në vitin 1948), mbi pretendimet e tyre se ka kryer krime lufte ndaj civilëve.
Sipas MPB-së serbe, ai dyshohet se në qershor të vitit 1999, në qytetin e Podujevës, në bashkëkryerje me disa persona të tjerë të armatosur, ka privuar nga jeta civilë të nacionalitetit serb, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe pritet që me kallëzim penal të dërgohet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.