Serbia dënon Shqiprim Arifin rreth 500 euro pasi vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor

18 prill 2024 | 16:40

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55 000 dinarë (469.47 euro) nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë.

“Sot kam pranuar dënimin prej 55.000 dinarë nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim – dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Arifi ka thënë se ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kanë vendosur sanksione…