Serbia dorëzohet para Anglisë, pëson pesë gola në Beograd

09 shtator 2025 | 22:49

Anglia ka shkërmoqur Serbinë në mes të Beogradit.

“Tre Luanët” u treguan të pamëshirshëm duke iu shënuar 5 gola.

I pari erdhi nga kapiteni Kejn dhe pas 2 minutash Madueke dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën gjithçka shkoi edhe më keq për kombëtaren e drejtuar nga Stojkoviç.

Konsa trefishoi shifrat në 52-ën dhe më pas Serbia ngeli me 10 lojtarë për shkak se Milenkoviç u ndëshkua me karton të kuq. Më pas erdhi dhe goli i katërt nga Guehi. Sfida u vulos nga Rashford me penallti në të 90’.

Me këtë fitore Anglia i bën nder edhe Shqipërisë përsa i përket situatës në grupin K.

https://twitter.com/i/status/1965496873206382816

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj…