SERBIA KA KRYER GJENOCID NË KOSOVË
Duhet ta dijmë përgjithmonë, të thuhet kudo e nga çdo shqiptar i vogël e i madh, se Ambassadori Wiliam G. Walker, me qëndrimin e Tij heroik, prej burri sypatrembur, prej amerikani të paluhatshëm, e prej diplomati legjendar, i doli në krah dhe u rreshtua në anën e të masakruarve të pafajshëm shqiptar në Reçak!
Faleminderimi me miliarda e miliona herë, është e do të ishte shumë pak i dashur dhe i nderuar Ambassadori emblematik i SHBA-ve William G. Walker, çlirimtari i madh i popullit të vogël shqiptar të Kosovës!
Të gjithë brezat e popullit shqiptar që kanë vdekur, të falënderojnë nga varret e Tyre për qëndrimin Tënd që e NDALE SERBINË!
Të gjithë shqiptarët e ardhshëm, do të përulen me respekt e nderim për Ty, për jetën dhe veprën Tënde!
Gjeneratat qe vijnë duhet të pagëzojnë femijët me emrin Tënd!
Ty i nderuar Wiliam G. Walker, kudo nëpër qytetet dhe vendbanimet shqiptare duhet të të ngriten përmendore, të emërohen institucione eduktivo-arsimore, politiko-kombëtare, akademi e kazerma ushtarake, bulevarde qytetesh, sheshe qttetesh e fshatrash dhe rrugë të ndryshme me emrin Tënd të madh!
I nderuar William G. Walker,
Faleminderit prindërve Tuaj që të kanë lindur dhe rritur, je burrëruar dhe ruajtur që të vini me mision në Kosovë, dhe të ngrisni zërin fuqishem e të drejtoni gishtine prej burri, diplomati e ambasadori sypatrembur e ta thuani të vërtetën pa u frikësuar se: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë!
Populli, Atdheu e Kombi shqiptar të përulet përgjithmonë!
Prishtinë, 15 Janar 2026!




