Serbia nën “ethe”, Ushtria e Kosovës po bëhet

14 tetor 2018 | 00:06

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur provokim të Kosovës çështjen e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Duke folur për mediat në Beograd, Petkoviq ka thënë se sipas tij, autoritetet kosovare po duan të shmangin ndryshimet kushtetuese me rastin e formimit të Ushtrisë, transmeton “lajmi.net”.

Madje sipas Petkoviq, Kosovës nuk i duhet Ushtria kur aty është KFOR-i.  \“Shqiptarët e Kosovës po duan që ta formojnë ushtrinë që sipas tyre do të jetë multietnike. Lista Serbe e ka bërë të qartë qëndrimin kundër kësaj force. Pse duhet të ketë Ushtri të Kosovës kur atje tashmë është KFOR-i”, ka thënë Petkoviq.

 

Kujtojmë se në agjendën e Kuvendit për javën e ardhshme, ndër pikat e rendit të ditës është projektligji për ushtrinë.

 

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës kanë deklaruar se procesi i transformimit të FSK-së po bëhet në koordinim dhe mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur vjen muhabeti tek provokimet eksplicite, Françeska Jaçe nuk kursehet…