Serbia nuk shfaqet në fushë, Kosova U22 fiton në tavolinë

14 korrik 2023 | 14:55

Kosova U22 femrat ka fituar pikë në tavolinë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley, në përballjen kundër Serbisë.

Në fakt, Serbia nuk u paraqit në fushë, andaj kjo nënkuptoi që vashat “dardane” (Yllka Jashari/Melirona Avdullahu), të drejtuara nga Vildane Jashari, fituan pikët e para në këtë Kampionat Ballkanik, i cili është duke u mbajtur në Maqedoninë e Veriut.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon sot kundër Rumanisë me fillim nga ora 19:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ejup Fazliu shpalle te pavlefshme diplomën SHMT “Pjeter Bogdani”, Ferizaj.…