Serbia pëson debakel në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

08 shkurt 2019 | 00:33

Serbia, përkatësisht ministri i Jashtëm i këtij shteti, Ivica Daçiq, ka pësuar debakel në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën është diskutuar për Kosovën.

Fillimisht, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, ka thënë se janë të pakuptimta seancat e shpeshta në këtë këshill.

“Është dëshpruese që në momentin situata kërkon përmirësime, ne dëgjojmë gjuhë kundërthënëse, pajtohem me kolegun tim gjerman. Vazhdimësia e këtyre takimeve nuk ka ndonjë kuptim nëse po ndihmon paqen dhe sigurinë”, ka thënë Pressmani, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, ka kritikuar Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit për qasjen ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia nuk mund te pranohet në BE, pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadorja e Britanisë së Madhe në OKB, Karen Pierce, i ka dhënë të drejt Kosovës për formimin e ushtrisë.

Më tutje, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka thënë se Serbia do të krijojë çdo pretekst të paqenë vetëm për ta vonuar të pashmangshmen, pranimin e Kosovës si shtet i pavarur.

Çitaku ka theksuar në Këshillin e Sigurimit se Kosova kurrë nuk do të pranonte të negocionte me Serbinë rreth pavarësisë apo ekzistencës së saj.

Kurse, kryediplomati serb, Ivica Daçiq, ka thënë së nuk mund të vazhdojë dialogu i Brukselit pa heqjen e taksës të cilën e ka vendosur Kosova kundër Serbisë.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, janë zhvilluat edhe replika në mes të Çitakut dhe Daçiqit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj,…