Serbia pezullon punën në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, kjo është arsyeja

02 tetor 2021 | 19:45

E ashtuquajtura Zyre për Kosovën në qeverinë serbe ka lëshuar një njoftim ku thuhet se puna në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak nga ana e Serbisë do të vazhdojë të hënën e 4 tetorit nga ora 08:00 e mëngjesit.

Periudha deri në fillimin e zbatimit të pikës së dytë nga marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave do të shfrytëzohet për përgatitjen e plotë operacionale dhe logjistike të zyrtarëve të Beogradit për aplikimin e afisheve (stickers) te këto pikëkalime, shkruan KoSSev, njofton Klankosova.tv

Sipas njoftimit, puna në pikëkalimet kufitare do të pezullohet përkohësisht nga drejtimi i Serbisë nga pasditja e së shtunës deri në 08:00 të mëngjesit të së hënës për të bërë përgatitjet e nevojshme të sistemit për aplikimin e afisheve.

Nga e hëna, qytetarët që do të hyjnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nga Serbia do të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave në të gjitha vendkalimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Arben Vitinë,…