Serbia po e shkel nenin 4 të marrëveshjes bazë dhe preambulën e saj

18 prill 2024 | 08:17

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se me fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në territorin e saj, Serbia është duke e shkelur nenin katër të marrëveshjes dhe preambulen e saj.

Presidentja tha se Serbia, po ashtu, ka shkelur parimin e respektimit të integritetit territorial të Kosovës.

“Serbia e dëshmoj edhe dje se është duke e shkelur nenin 4 të marrëveshjes, duke i ndalur dhe torturuar qytetarët tanë po shkel edhe pjesë tjera të saj, preambulën nenin 1, 2 dhe 3 të marrëveshjes së Brukselit. Duke e sulmuar Kosovën me aktë agresioni vitin e kaluar ka shkelur parimin e respektimit të integritetit territorial të Kosovës. Duhet t’i bashkojmë të gjithë forcat që presioni të shkoj tek Serbia. Kosova gjithnjë ka dëshmuar që është jo vetëm konstruktive, por edhe e mbanë fjalën për ato që i nënshkruan. Megjithatë është njëfar rendi në procesin e djalogut, kur ka dy palë të dyjat duhet t’i zbatojnë detyrimet dhe jo vetëm njëra palë”, ka thënë presidentja për RTV21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ),…