Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pas më shumë se një dekade

27 dhjetor 2025 | 18:43

Serbia po përgatitet të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, pas më shumë se dhjetë vitesh ndërprerje, me synimin forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcave të Armatosura.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Bratislav Gašić, shërbimi do të jetë i detyrueshëm për burrat e moshës 18 deri në 30 vjeç, ndërsa për gratë do të mbetet vullnetar. Afati i trajnimit për rekrutët do të zgjasë 75 ditë dhe do të jetë i paguar.

Janë kryer të gjitha analizat dhe testet e nevojshme për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke përcaktuar edhe kohën optimale për trajnimin bazë të të rinjve”, deklaroi Gašić.

Ai sqaroi se 60 ditët e para rekrutët do të qëndrojnë në kazerma, ndërsa 15 ditët e mbetura do t’i kalojnë në pozicione kampi brenda strukturave stërvitore. Gašić rikujtoi se në periudhën 2000–2012 Ushtria Serbe ishte reduktuar ndjeshëm, me rreth 3.500 pjesëtarë, pa aviacion dhe me kapacitete të kufizuara.

Sipas tij, që nga viti 2012 janë bërë investime të konsiderueshme në rindërtimin e infrastrukturës dhe pajisjeve ushtarake, duke përmirësuar ndjeshëm nivelin e sigurisë dhe gatishmërisë së ushtrisë.

Ministri i Mbrojtjes vlerësoi gjithashtu përmirësimin e statusit të ushtarëve profesionistë, duke theksuar se rreth 10 mijë ushtarë me kontratë tashmë kanë mundësi për kontrata të përhershme deri në pension. Sipas rregullave të reja, burrat mund të shërbejnë deri në moshën 65 vjeç, ndërsa gratë deri në 63 vjeç.

Në fund, Gašić e cilësoi vitin 2025 si një vit të vështirë, por njëkohësisht shumë të suksesshëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KQZ përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur…