Serbia rreshtohet në linjë me Rusinë, Kinën dhe Iranin

04 janar 2026 | 16:35

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq edhe në konferencën për media të mbajtur sot deklaroi se Serbia rreshtohet në linjë me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke kritikuar operacionin e SHBA-së, të autorizuar nga presidenti Donald Trump, në Venezuelë.

Duke deklaruar se e drejta ndërkombëtare nuk ekziston më, Vučić akuzoi drejtpërdrejt SHBA-në se po vepron kundër rregullave dhe ligjit ndërkombëtar në Venezuelë, përkundër evidencave të qarta se SHBA ka vepruar për të mbrojtur veten, qytetarët e saj dhe vlerat demokratike.

Ndryshe Edhe Slobodan Milosheviq, në vitet ’90 periudhë gjatë së cilës Vučić ishte ministër, kërkonte respektimin e sovranitetit të Serbisë, përkundër faktit se vetë Serbia, në kundërshtim me ligjet vendore dhe ndërkombëtare, kryente krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj shteteve dhe popujve të tjerë.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është shpallur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si instanca më e lartë që vendos për çështje të tilla.

Mbështetja e Nicolas Maduros dhe kritikimi i SHBA-së nga Serbia përbëjnë alarm për rajonin tonë dhe reflektojnë qartë mentalitetin politik dhe orientimin strategjik të presidentit të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga autobusi…