Serbia ua refuzon ministrave të Kosovës kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

27 nëntor 2021 | 10:21

Disa ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës, kishin planifikuar të vizitonin Luginën e Preshevës për dy ditë me radhë, por janë refuzuar nga autoritetet serbe.

Ministri e Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se Serbia ua ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, atij dhe ministrave, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku.

Sipas Aliut, atyre u është refuzuar kërkesa pa asnjë arsyetim.

“Nga Serbia, na refuzohet pa arsye kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes. Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tone”, ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë se refuzimi është bërë sot në orën 07:13.

“Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13.Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin”, thuhet në postimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së…