Serena Williams dhe Lewis Hamilton kërkojnë të blejnë klubin e Chelseat

22 prill 2022 | 14:30

Ish-numri 1 i tenisit botëror të femrave, Serena Williams dhe shtatë herë kampioni i notës në Formula 1, Lewis Hamilton i janë bashkuar ofertës së Martin Broughton për të blerë aksionet e klubit të Chelseat.

Sipas asaj që raportojnë mediet botërore, dyshja kampione ka premtuar të kontribuojë me 10 milionë paund secili me misionin për të ruajtur statusin kryesor të “londinezëve”. Hamiltoni dhe Williams kanë bërë investime të rëndësishme vitet e fundit.

Blerja e aksioneve të Chelseat është ai i radhës, duke konfirmuar fitimet kolosale të grumbulluara gjatë karrierës së tyre. Në garë për të blerë londinezët janë Todd Boehly pronar i 20% të klubit të bejsbollit Los Angeles Dodgers, dhe Steve Pagliuca, bashkëpronari i skuadrës së basketbollit, Boston Celtic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 23 prillit - Festës Kombëtare të Turqve…