
Sergio Conceicao emërohet trajner i Al Ittihad
Sergio Conceicao emërohet trajner i Al Ittihad – kontratë deri në 2027 Sèrgio Conceição ka nënshkruar kontratë si trajner i ri i klubit saudit Al Ittihad, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Ai zëvendëson Laurent Blanc, i cili u shkarkua pas humbjes 2-0 ndaj Al Nassr, gjë që nxori në dukje vështirësitë e fillimit të sezonit për Al Ittihad.
Stafi teknik që do ta shoqërojë përfshin emra si João Costa, Siramana Dembélé, Fábio Moura, Diamantino Figueiredo, Vedran Runje dhe Eduardo Oliveira.
Conceicão ka një përvojë të gjatë si trajner, duke drejtuar më herët ekipe si Porto, ku fitoi disa tituj kampion dhe kupa, por edhe skuadra si Nantes, Braga, Olhanense e Standard Liège. Tashmë, ai e nis aventurën e parë në Lindjen e Mesme, i shoqëruar nga një staf teknik i përzgjedhur prej tij.