Seria A mund të jetë sërish e ardhmja e Piatekut

31 maj 2020 | 20:01

Ish-sulmuesi i Milanit, Krishtof Piatek mund të rikthehet të luajë sërish në Itali.

Sipas “La Nazione”, Fiorentina kërkon të blejë mesfushorin e Sampdorias, Karol Lineti, i cili ka të njëjtin menaxher me sulmuesin e Herthas, Piatek. Gjithmonë sipas këtij mediumi, drejtuesit e Fiorentinës do të përpiqen të bindin ish-futbollistin e Milanit të veshë fanellën vjollcë sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, duke parë rënien e formës së tij në vitin e fundit, Fiorentina nuk ka ndërmend ta blejë menjëherë Piatekun, por propozon ta marrë në formë huazimi për dy vite dhe më pas të vendosë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një komunikate për medie, bordi i drejtorëve të Kompanisë…