Serie A nis më 19 shtator

03 gusht 2020 | 23:54

Sezoni 2020-2021 i Serie A nuk do të nisë më 12 shtator siç u përfol fillimisht, por një javë më vonë më 19 shtator.

Zyrtarizimi ka ardhur nga liga italiane e futbollit, një vendim ky që u jep 7 ditë më shumë kohë skuadrave të kampionatit italian për t’u përgatitur për edicionin e ri futbollistik. Pas diskutimeve të shumta mes ligës së futbollit, federatës italiane dhe klubeve të Serie A, u arrit akordi që kampionati i ardhshëm të startojë më 19 shtator. Disa prej skuadrave më të mëdha në Apenine si Juventusi, Milani, Lazio e Atalanta dëshironin që kampionati i ri të niste më 12 shtator menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve, por gjuha e përbashkët u gjet për 19 shtatorin, ndërkohë që sezoni nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve do të mbyllet më 23 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në periudhën e fundit në Kosovë është regjistruar një numër…