Sërish dështoi të miratohet ndryshimi i Ligjit për heqjen e homologimit

29 tetor 2020 | 13:51

Kuvendi i Kosovës me 32 vota për, asnjë kundër dhe asnjë votë abstenim, ka dështuar të miratoj ndryshimet e Ligjit për Automjetet.

Ky ndryshim parasheh heqjen e detyrimit për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.

Në këtë seancë morën pjesë në votim vetëm 32 deputetë, ndërsa votimi për këto ndryshime është bartur për seancën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka qenë i dëshpëruar që nuk ka mundur…