Sërish lëndohet Dembele

15 janar 2018 | 15:03

Ousmane Dembele është dëmtuar sërish. 10 ditë pasi u kthye nga një dëmtim i rëndë që e mbajti 3 muaj e gjysmë jashtë fushave, francezi do i mungojë Barcelonës për 3-4 javë.

Sulmuesi ka një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe do të mungojë në çerekfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Espanyol dhe ndoshta edhe në gjysmëfinale nëse Barça kalon turin. Në kampionat mund të humbasë 5 ndeshje: Betis, Alaves, Espanyol, Getafe dhe Eibar. Mendohet se Dembele mund të kthehet në Ligën e Kampionëve ndaj Chelsea.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 19-vjetorin e masakrës së Reçakut një delegacion i Lëvizjes…