Sërish përballja Peja-Prishtina

13 dhjetor 2024 | 13:25

Peja-Sigal Prishtina përballen sërish, por kësaj radhe në javën e 12-të të ProCredit Superligës. Ky është derbi i tretë për një kohë të shkurtër, ku dy skuadrat me traditë u përballën dy herë për Kupë.

Në çerekfinale të Kupës, shënuan nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, por bardhekaltrit kishin koshdallim më të mirë nga dy sfidat dhe kaluan në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me rivalen tjetër, Trepçën. Në elitën e basketbollit, pejanët kanë pesë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prishtinasit gjashtë fitore e katër humbje. Trepça-Proton Cable Prizreni po ashtu u përballën në çerekfinale të Kupës, ku mitrovicasit fituan dy ndeshjet dhe kaluan në gjysmëfinale. Takimi do të zhvillohet sërish në Prizren. Kampionët e Kosovës janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë tri fitore e tetë humbje.

Të dielën do të zhvillohet sfida shumë e rëndësishme ndërmjet Vëllaznimit dhe Borës. Kuqezinjtë kanë katër fitore e shtatë humbje, derisa prishtinasit dy fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante në Gjakovë. Java e 12-të do të përmbyllet me takimin po ashtu mjaft interesant ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore e tri humbje, prandaj do të jetë një luftë deri në fund për fitore.

ProCredit Superliga – Java 12

Të shtunën takohen:
17:00 Peja – Sigal Prishtina
19:00 Trepça – Proton Cable Prizreni

Të dielën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Bora
19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar të premten politikanin e…