Serwer: Formimi i institucioneve në Kosovë kërkon kompromise

29 qershor 2026 | 14:47

Profesori amerikan Daniel Serwer ka folur për situatën politike në Kosovë dhe bllokadën institucionale, duke thënë se për krijimin e institucioneve të reja do të jenë të nevojshme kompromiset mes partive politike.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Serwer ka thënë se Kosova ka kaluar një vit jo të mirë politikisht, duke iu referuar moszgjedhjes së presidentit dhe vështirësive në formimin e institucioneve.

“Është e vështirë të përcillet një imazh i stabilitetit të institucioneve dhe i qëndrueshmërisë së tyre kur nuk arrini të formoni një qeveri, kur nuk mund të zgjidhni presidentin”, ka thënë Serwer.

Ai ka shprehur bindjen se kësaj here institucionet do të formohen, por ka theksuar se partitë do të duhet të bashkëpunojnë më shumë.

“Kompromiset do të jenë të nevojshme. Njerëzit do të duhet të qeverisin së bashku, ndoshta pak më shumë se në të kaluarën, por kjo është e realizueshme dhe shpresoj që të bëhet”, ka deklaruar ai.

Serwer ka theksuar gjithashtu se, pavarësisht qeverive të ndryshme që ka pasur Kosova ndër vite, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e pandryshuar.

“Siç thashë, Kosova ka pasur qeveri të ndryshme gjatë viteve, por në thelb miqësia ndaj Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar”, ka thënë Serwer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen,…