Serwer: Mbështetja e ShBA-së për Kosovën është thelbësore në shumë drejtime

21 shtator 2025 | 17:01

Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University, ka tërhequr vërejtjen ndaj qeverisë në detyrë të Kosovës për rënien e raporteve bilaterale me amerikanët.

Serwer ka thënë se mbështetja “më e rëndësishme” është prania ushtarake amerikane në Kosovë.

“Mbështetja e ShBA-së është thelbësore në shumë drejtime, por më e rëndësishmja lidhet me praninë e ushtarëve amerikanë në terren. Kosova do të dëshirojë t’i mbajë ata aty. Dhe, unë mendoj se duhet të mbeten aty”, ka thënë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.

Serwer ka sugjeruar që Kosova t’i forcojë marrëdhëniet edhe me aleatë të tjerë, veçanërisht në kohën kur, siç ka thënë ShBA-ja po shpërqendrohet nga prioritetet e tjera globale. Në mënyrë të veçantë, ai ka përmendur Japoninë, Korenë e Jugut dhe Greqinë.

“Ka opsione të tjera, edhe pse asnjëri nuk është i mirë si amerikanët. Por, nëse bashkoni një grup miqsh, mund ta kompensoni disi humbjen e vëmendjes amerikane. Nuk jam i sigurt nëse Qeveria e Kosovës po e bën këtë, dhe është e vështirë për një qeveri në detyrë ta bëjë këtë”, ka thënë Serwer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mandatin tim nuk e shoh si një përfitim personal, por…