Serwer: S’ka ndryshim të politikës amerikane, Delawie është dashur të flas kundër ndarjes

20 korrik 2018 | 22:12

Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer duke analizuar deklaratat e ambasadorit Delawie, i cili është pyetur rreth bisedave të mundshme në Bruksel për ndarjen e Kosovës ka thënë si është dashur të ta thotë qartë se SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Por Gregu qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës. Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare. Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane. Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme”, ka thënë Serwer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autorit të dyshuar të masakrës me armë në një redaksi…