Severodonjecku po shndërrohet në një Mariupol të dytë

16 qershor 2022 | 08:18

Një ndër qytetet më të industrializuara të rajonit të Luhanskut po përballet me sulme të ashpra nga artileria ruse. Ushtria ruse po përpiqet ta marrë kontrollin e plotë të qytetit pasi zmbrapjes së ukrainasve nga pjesa qendrore.

Rusët kanë rrethuar ukrainasit në uzinën kimike të qytetit, në vendstrehimet e së cilës ndodhen qindra civilë.

Mëngjesin e kësaj të mërkure skadoi afati i vendosur nga Moska që ushtarët ukrainas aty të dorëzohen.

Rusët ofruan hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve që ndodhen në vendstrehimet e uzinës, por ushtria ukrainase refuzoi me predha artilerie këtë ultimatum.

Në vendstrehime ndodhen rreth 500 civilë, përfshirë edhe 40 fëmijë.

Bombardimet e ashpra nuk janë ndalur këto 24 orë, jo vetëm në Luhansk, por edhe në Donjeckun fqinj, të dyja rajone ku separatistët kanë shpallur pavarësinë nga Ukraina, e ku ushtria ruse pretendon se ka shkuar për t’i ndihmuar kundër ukrainasve.

Janë bërë tashmë 4 muaj që banorët në lindje të vendit përballen çdo ditë me një situatë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin…