Sfidë siguria kibernetike, rritet për 50 për qind tentimi për thyerjen e llogarive bankare

28 janar 2020 | 16:11

Siguria kibernetike vazhdon të përballet me probleme të shumta, sfida të cilat konkretisht po prekin direkt institucionet, individët e sidomos sistemet bankare. Madje, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi ka theksuar se është rritur në 50 për qind edhe tentimi për thyerjen e llogarive bankare, kjo me qëllim për t’u kyçur në të dhëna.

Këtë deklaratë Hajrizi e tha në Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në punëtorinë e mbajtur me temën: “Privacy in Digital Age II”, organizuar nga komuniteti CSP, në bashkëpunim me UBT-në. “Ka aspekte që e cenojnë sigurinë dhe privatësinë. Çdo ditë e më shumë po qëndron, kompleksiteti po rritet si dhe ka interesime të ndryshme për ta marrë parasysh çështjen e të dhënave. Pra, 50 për qind është rritur tentimi për thyerje të llogarive bankare, kjo tregon një interesim të theksuar për tu qasur në të dhëna bankare. Në vitin 2020 do të implementohet inteligjenca artificiale, do të kalojmë në një pjesë tjetër kibernetike. Ne kemi mungesë të kuadrove të sigurisë kibernetike. Por çdo objekt do të jetë i lidhur me internetin”, ka thënë rektori Hajrizi.

Ai ka thënë se vendi po përballet me mungesë të kuadrove për siguri kibernetike, por sipas tij, UBT-ja është i vetmi institucion i arsimit të lartë që po punon në këtë drejtim, sipas tij, UBT-ja po punon në akreditimin e programeve të reja dhe diplomimin e gjeneratave profesionale në këto fusha.

Mentor Hoxhaj nga CSP, ka prezantuar rezultatet e nxjerra nga hulumtimet për institucionet dhe organet publike dhe njohuritë për GDPR dhe ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave, si dhe shqetësimet e qytetarëve lidhur me privatësinë, ku tregoi se mbi 84 për qind e anketuesve janë të shqetësuar për sigurinë dhe privatësinë në internet. “Hulumtimi i parë ka të bëjë me ligjin për mbrojtjen dhe i dyti me perspektivë e qytetarëve në siguri. 62.5 për qind e institucioneve nuk kanë njohuri, 63 për qind nuk janë të përgatitur. 62.3 për qind nuk janë të njoftuar mbi të dhënët e të drejtat e tyre. Impakti i privatësisë 47 për qind nuk e bëjnë vlerësimin. 15.3 për qind nuk janë të shqetësuar derisa pjesë e madhe janë të shqetësuar me privatësinë. Privatësia online është më e rëndësishme për 66.9 për qind, derisa në dokumente të shkruara është vetëm 34.6 për qind. 58 për qind nuk janë të njoftuar me të drejtat e tyre të cilat i kanë në këtë drejtim, 81 për qind pranojnë mesazhe apo qoftë marketing të drejtpërdrejtë”, ka thënë Hoxhaj.

Punëtoria mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të kompanive teknologjikë, njëherësh edhe studentë të këtyre fushave, që diskutuan gjerësisht për sfidat e sigurisë kibernetike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe ka vendosur të lejojë kompaninë kineze “Huawei”,…