Shaban Ramaj i bashkohet ekipit të Ali Berishës: “Pejës i duhen zëra të sinqertë që nuk i frikësohen sfidave”

23 korrik 2025 | 15:44

Ish-ushtari i UÇK-së dhe pjesëtari i TMK-së, Shaban Ramaj, ka vendosur të kandidojë për asamblist në komunën e Pejës nga radhët e AAK-së. Ai shprehet se qytetit i nevojiten njerëz të ndershëm dhe të guximshëm. “Pejës i duhen zëra të sinqertë që nuk i frikësohen sfidave. Vazhdojmë bashkë këtë rrugëtim me Ali Berishën, kandidatin tonë për kryetar të komunës. Unë jam gati!”, ka shkruar Ramaj në profilin e tij në Facebook.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Shaban Ramajt:

Shumë të respektuar bashkëvendës të mi, të Radacit, bashkësisë territoriale dhe Pejës me rrethinë. Vendosa të hyj në garë për Asamblenë Komunale të Pejës. Jo për karrierë personale, por sepse besoj se shërbimi ndaj qytetarëve duhet të bëhet me zë të fuqishëm dhe me përgjegjësi institucionale. Që nga themelimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës jam pjesë aktive e saj.

Partia nuk është vetëm një mundësi qe te mundëson ngjitjen deri ne hollin e kuvendit komunal. Por vendi dhe respekti për te është, mbi te gjitha. Kam qenë gjithmonë pranë njerëzve si kryetar i bashkësisë lokale në Radavc dhe si qytetar që nuk është ndalur kurrë së kontribuar për komunitetin.

Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jam angazhuar që nga viti 1998, si ushtare aktiv ne radhët e UÇK-se dhe me vone si bashkëthemelues i brigadës Brigadës 133 “Ardian Krasniqi”. Pas luftës, kam vazhduar kontributin tim në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), e më vonë edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Edhe pse nuk kam qenë asambleist më parë, kam qenë gjithmonë në terren aty ku ka pasur nevojë, pranë qytetarëve, duke i dëgjuar, ndihmuar dhe përfaqësuar me vepra konkrete.

Jam i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Kam te kryer fakultetin e edukatës fizike. Familja dhe atdheu janë boshti i karakterit tim.

Njihem si njeri i fjalës, i punës dhe i ndershmërisë.

Tani dua ta çoj këtë përkushtim një hap më tej. Pejës i duhen zëra të sinqertë, që nuk i frikësohen sfidave. Vazhdojmë bashkë këtë rrugëtim me Ali Berishën, kandidat për kryetar të komunës së Pejës. Unë jam gati!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në “Këndin…