Shabani e Dula vizitojnë kompaninë “Lima Tex”: PDK garanton partneritet të sinqertë mes komunës dhe sektorit privat

26 shtator 2025 | 17:13

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, së bashku me Kujtim Dulën, kandidat për asamblenë komunale, kanë vizituar kompaninë gjakovare të prodhimit të rrobave të punës “Lima Tex”.

Përmes një postimi në Facebook, Shabani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrësve të rinj dhe të sektorit privat në zhvillimin ekonomik të komunës.

“Bashkë me Kujtim Dulën vizituam Lisianin dhe kompaninë e tij Lima Tex, e cila merret me prodhimin e rrobave të punës. Lisiani, si një djalë i ri me shpirt ndërmarrës dhe energji pozitive, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me biznesin e tij. Lima Tex, ashtu si shumë kompani tjera gjakovare, është shembull i përkushtimit, inovacionit dhe punës së palodhshme”, ka shkruar Shabani.

Ai ka shtuar se Gjakova ka potencial të madh zhvillimi ekonomik, i cili mund të shfrytëzohet vetëm përmes mbështetjes së bizneseve lokale.

“Me mua si kryetar komune, do të angazhohemi për të krijuar kushte më të favorshme për bizneset vendore, për më shumë hapësira industriale, përkrahje institucionale dhe partneritet të sinqertë mes komunës dhe sektorit privat. Gjakova zhvillohet kur zhvillohen ndërmarrësit e saj!”, ka theksuar kandidati i PDK-së.

Ndërkohë, Kujtim Dula kandidon për asamblenë komunale të Gjakovës nga radhët e PDK-së dhe mban numrin 7 në listën zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i…