Shabani i PDK-së: Gërqina na konfirmoi se po ecim drejt një fitoreje të madhe në Gjakovë

26 shtator 2025 | 11:33

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani,  është takuar me banorët e Gërqinës së Hasit ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 12 tetorit.

Shabani ka thënë se Gërqina dhe Hasi meritojnë më shumë, meritojnë zhvillim, investime dhe kujdes nga institucionet.

“Në Gërqinë të Hasit e nisëm fitoren e partisë demokratike të Kosovës në Gjakovë! Një tubim madhështor me qytetarë të vendosur dhe të bashkuar për ndryshim, me besim të patundur në vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Gërqina dhe Hasi meritojnë më shumë, meritojnë zhvillim, investime dhe kujdes nga institucionet! Si pjesë e një komuniteti që nuk dorëzohet, Gërqina na konfirmoi se po ecim drejt një fitoreje të madhe, për t’i dhënë Gjakovës drejtimin që meriton. Gërqina dhe Hasi meritojnë ma mirë! Më 12 tetor fitore dhe asgjë tjetër!”, ka shkruar Shabani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e tenisit Boris Becker i ka lëshuar një paralajmërim…